Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, gjatë një feste familjare, ndërsa janë paraqitur për të marrë mjekim në një spital privat në kryeqytet.

Prapaskena mëson se personi që ka qëlluar është Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i Ujit Lajthiza.Edison Elezaj mbante armë pa leje, ashtu si djali i Ardian Fullanit, Erik Fullani, i cili u kap nga policia me pistoletë pa leje, duke mbyllur më pas dosjen në mënyrë tejet të dyshimtë.Mbeten të dyshimta rrethanat e plagosjes së tre personave në një lokal te Rruga e Kavajës në Tiranë.
Skandali qëndron në faktin se policia po fsheh dhe manipulon ngjarjen, duke dalë në konkluzionin se E. E. ka qëlluar aksidentalisht.Edhe mediat po fshehin të vërtetën, duke tradhtuar interesin publik.Kujtojmë që në vitin 2019, djemtë e biznesmenit Hajri Elezaj (i njohur si pronari i ujit Lajthiza), Edison Elezaj dhe R. Elezaj, janë përplasur me Altin Isaranj, vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj.
Në vitin 2013 Hajri Elezaj është dënuar me 6 muaj burg si i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin. Disa javë më parë, kompania “Lajthiza” e Hajri Elezit është denoncuar në media se në kundërshtim me vendimet e gjykatës, po tenton zaptimin e 7 burimeve të Mirditës për të ndërtuar fabrikë uji dhe hidrocentral.Të gjitha këto fakte tregojnë për dobësinë e shtetit ligjor dha barazisë para ligjit.
Njoftimi i policisë:Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E. Prapaskena