Fier/Burri vret dashnorin 23 vjeçar të ish gruas që kishte 3 fëmijë!

Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

Fillimisht 23 vjecari u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policisë është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e arrestimit të Xhulian Mihos, ku nga pamjet shihet që ai është kapur dhe shoqëruar nga forcat blu të Fierit, të cilat kanë sekuestruar dhe mjetin prerës, thikë.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici, të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar. Por kjo ngjarje e rëndë mund të ishte parandaluar, pasi kishte kohë që gruaja kërkonte ndihme për dhunë!