SKANDAL/ Policia pranon se nuk publikoi emrin e burrit të ministres që plagosi një qytetar!

Policia e Shtetit pranoi se nuk e ka publikuar rastin e bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili goditi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat.

Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje.