Lajm i mirë, arrestohet ish komunari për grabitje pronash! Ja emri.

Prokuroria e Tiranës hap dosjet e tjetërsimit dhe grabitjes së pronave publike dhe private në Komunën Bërxullë, një nga zonat më të lakmueshme për biznes dhe zhvillim, mes Tiranës dhe Vorës.

Prokuroria po heton si për 7500 metra katrorë tokë e llojit “arrë’ që dikur ka qenë tokë e Bashkisë Vorë është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas i është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja, Lidhur me këtë tjetërsim prone prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 4 ish zyrtarë, mes tyre, ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku nga viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, sot Njësi Administrative e Vorës.

Po kështu është firmosur dhe masa e arrestit burg për kryeplakun e fshatit Bërxullë, Agim Loci dhe Kujtim Balliu, specialisti i Z.M.M.T Gjithashtu është firmosur arresti dhe për përfituesin e pronës, Kujtim Allmeta i cili më pas e ka shitur tek Alko Impex Construsion” shpk.