Socialistët kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës me një votim që mori 72 vota pro në parlament. Ata rrëzuan kërkesën e opozitës që kërkoi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, për vendimin e qeverisë në 29 Mars të vitit 2021, që i dha statusin e investitorit strategjik bashkëshortit të ministres, Artan Gaçit për një hotel me 5 yje në Dhërmi.
Votimi në parlament këtë të enjte është refuzimi i parë i hapur i mazhorancës për të zbatuar vendimin e një institucioni të drejtësisë së re, në këtë rast Gjykata Kushtetuese. Pasi e zvarritën për më shumë se një vit, socialistët u detyruan të dalin hapur duke refuzuar ta zbatojnë vendimin, që mund t’i kushtonte Olta Xhaçkës mandatin e deputetes.
Gjatë fjalimit në parlament, Xhaçka sulmoi mediat dhe opozitën për sulme të padrejta, ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e kishte shqyrtuar një herë çështjen e saj dhe nuk ishte e nevojshme që të vihej sërish në lëvizje.
Sipas saj në vendimin e parë, Kushtetuesja “shqyrtoi provat reale, jo ato të gjyqeve të ekraneve politike…,”.
Ish-ministrja e jashtme iu referua seancave gjyqësore të Kushtetueses, që shqyrtuan thjesht procedurat dhe jo çështjen e saj në themel.
“Sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua, se çështjen time GJK e ka pasur dhe e ka pushuar,” u shpreh Xhaçka duke spekuluar për vendimet e mëparshme të Gjyk