Çmendet analisti i PD, Rama po shpik seksin e 3!

Alfred Lela e cilëson “Diellën” një gjetje banale të Edi Ramës.

Ndërsa jehonën e mediave botërore, ai e quan si diçka normale, pasi sipas Lelës, ato janë majtisto-liberale dhe kundër njeriut.

Sipas Lelës, Rama po ndërton një seks të tretë të gjinisë politike.

Sa kohë që sistemi që e prodhoi dhe e jashtëqiti Veliajn, është aty me mitrën dhe dhe gojën hapur për ta riprodhuar dhe jashtëqitur çdo Erion të radhës.



Prandaj Diella është e rrezikshme dhe banale në të njëjtën kohë. Ajo është krijuar për të malcuar sistemin, për ta veshur me mahi e hijeshi dhe, në të njëjtën kohë, për ta lënë të kalbur, të pandryshueshëm, multifunksional dhe multiaplikativ. Për ta kthyer në një paradigmë të re ku e keqja dhe mira ndahen nga një kategori e tretë, që është banalja, dhe sundimi i saj u mbivendoset të dyjave dhe i anulon të dyja njëkohësisht, e bashkë me to kufirin ndarës mes tyre.

Kjo është cancel culture që po emëton Edi Rama në Shqipëri.  Nuk është revolucion teknologjik, është një seks i tretë i gjinisë politike, një krijim mefistofelian. Ndryshe nga sa na mëson parobala e Getës te ‘Fausti’, monstra nuk ‘kthehet’ dhe ha autorin, por gllabëron popullin të cilin, medemek, është krijuar të fuqizojë.

Pëmes një shajnie, një mashtrimi.