1 vit e gjysmë pas paraburgosjes së tij, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Kuvendit, sot 57-vjeçar, u shfaq për pak minuta, me zë e figurë, në seancën e parë të gjyqit në themel, kundër tij, ish-bashkëshores Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.
Transformimi i tij fizik, i dukshëm. Para se seanca të çelej, nga kafazi i qelqtë, bëri me duar shqiponjën dy krenare.
Në gjyq u shfaq edhe ish-bashkëshortja e tij, Kryemadhi.
Mes të dyve, një ftohtësi e akullt që nuk u thye as edhe me një shikim në sy.


