Kosova zhvillon testin e drogës për ata që duan të futen në polici, dhe rezultati është 13 persona nga 1000 janë përdorues droge. Droga që ata përdornin është amfetamina, kokaina dhe kanabisi. Normalisht ata u përjashtuan nga policia menjëherë.
Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.

Ndërsa në Shqipëri është thënë disa herë po asgjë nuk është bërë nga autoritetet, për të testuar përdoruesit e drogës, që mund të kenë dhe lidhje me krimin dhe janë vulnerabël ndaj mafies.