Berisha lufton korrupsionin e qeverisë, duke zgjedhur një super të korruptuar në Lezhë!

Berisha bën sikur lufton ashpër me deklarata me Ramën apo Veliajn, por në thelb është me keq se ata. Bëmat e Gjin Gjonit ish gjyqtari që u përplas edhe me ambasadën Amerikane i mbajnë mend të gjithë. I zhytur në luks e pasuri, ai se ka fshehur asnjëherë lidhjen me Berishën. Por sot Berisha e zgjodhi si mëkëmbësin e tij për Lezhën! Pra në vend të promovonte të rinj të pastër Berisha kap një super të korruptuar për ta katapultuar.

Vetë Gjoni, ka folur për mediat pas zgjedhjes së tij në detyrën e kryetarit të Rithemelimit në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Gjoni falënderoi të gjithë lezhjanët që i besuan votën e tyre, teksa thekson se kjo detyrë është një përgjegjësi shumë e madhe!

“Populli i Lezhës arriti që të më votë besojë mua. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falenderoj të gjithë votuesit lezhjanë dhe familjen time për mbështetjen e deritanishme. Situata politike në të cilën ne ndodhemi është kritike. PD-ja e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025, të bashkuar siç jemi sot ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe njëkohësisht do fillojmë edhe përgatitjen për fushatën e 2025”, tha ai. Një tallje e madhe kjo për demokratët dhe elektoratin!