Guillermo Torres, kryetari i bashkisë së Churumuco-s në shtetin Michoacán në Meksikë, ishte viktimë e një sulmi vrastar nga njerëz të armatosur teksa po hante në një restorant me djalin e tij 14-vjeçar.
Sulmi ndodhi të shtunën teksa 39-vjeçari ndodhej në një restorant në qytetin Morelia, ndërsa 14-vjeçari u plagos me armë zjarri.Torres u zgjodh në vitin 2022, nën siglën e Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), por ai së fundmi u largua nga ky fraksion dhe tani ishte në anën e qeverisë MORENA.