Ilir Beqja dhe 6 të tjerë shkojnë në gjyq për sterilizimin! Dyshohet miliona euro dëm!

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 të tjerë. Ish-ministri Beqaj akuzohet për veprën penale shpërdorimi i detyrës, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.

SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën ‘detyrim me paraqitje’.