Kapen 2 të rinj armë kontrabandë nga Kosova në Tiranë!

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia e Tiranës nën dyshimin se trafikonin armë drejt Shqipërisë me qëllim shitjen e tyre tek persona të tjerë/

Në pranga kanë rënë Rijad Fazliu, 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe Arblend Aliu, 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.Gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin, dy të rinjve iu gjetën një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet dhe një aparat celular.

Policia vijon me hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.