Shpërthim i fortë në Lushnje, 2 viktima dhe 2 të plagosur!

Mëngjesin e sotëm grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier janë kthyer në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e orës 15:30 (1 mars 2024) tek rrethrotullimi i plasmasit, në Lushnje që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.

Babe e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).

Deri tani janë dy pista hetimi të cilat prokuroria po përpiqet të zbardhë: Nëse ka rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërhtimin, apovinçi ka prekur telat e energjisë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Çela i nënshtrohet operacionit!

Mjeku: Gjendja stabël, por ka dëmtime në bark! Jashtë rrezikut dhe punonjësi. Banorët e krahasojnë shpërthimin me atë të masakrës së Gërdecit, të 15 marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona, dhe qindra u plagosën, si dhe u shkatërruan qindra banesa e biznese përeth.