Goditet fortë klani i Erjon Veliaj, arrestohet krahu i tij i djathtë në bashki Taulant Tusha!

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot (8 dhjetor) 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës.

Ajo që bie në sy është se për herë të parë goditet klani i korruptuar i Erjon Veliajt dhe më konkretisht krahu i tij ekzekutiv Taulant Tusha. Por vetë Veliaj me sa duket ka bërë pakt, pasi nuk është cënuar në asnjë cm, edhe pse dihet që ai vendos për çdo gjë.

Disa prej urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim, ndërsa operacioni është në vazhdim. Report Tv mëson se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për Lefter Kokën, i dënuar nga GJKKO, Alqi Bllakon, po ashtu i dënuar, të dy në burg; Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, që të dy në kërkim ndërkombëtar, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Urdhër arrest me burg është lëshuar edhe për Taulant Tushën, drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar në polici, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Pëllumb Abeshin.Konkretisht është lëshuar urdhër arresti dhe caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:1- Lefter Kokën (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, aktualisht në burg)2- Alqi Bllakon (I dënuar nga GJKKO, për inceneratorin e Fierit, aktualisht në burg)3- Mirel Mërtirin (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit )4- Klodian Zoton (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit)5- Erjon Muratajn6- Bledar Karoli

7- Taulant Tusha (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, u vetëdorëzua)

8- Namik Simixhiu9- Jetmir Llapaj10- Pëllumb Abeshi (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, aktualisht në burg).

Është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’:11- Alba Thoma12- Valbona Ballgjini13- Sidita Kopliku14- Etleva Kondi.