Pak ditë pasi 12 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan t’i hapin rrugë ndërtimeve brenda Zonave të Mbrojtura nëpërmjet një ligji të ri, që sipas ekspertëve mjedisorë rrezikon shkatërrimin e tyre dhe bie në kundërshtim me direktivat e BE.
Kryeministri Edi Rama e përforcoi sot këtë ide, duke theksuar se kërkesa vjen sipas tij edhe nga një numër gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkive në vend.
Gjatë një aktiviteti për Vjosën si Park Kombëtar, Rama tha se kërkesa vjen për zhvillimin e këtyre zonave.
Ne na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm. Përmes turizmit të luksit, njerëzit e zakonshëm marrin edhe të ardhurat më të mëdha. Jemi në një fazë të rishikimit të Zonave të Mbrojtura, që vjen pas një kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkisë që janë të vetëdishëm për konservimin e natyrës dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik dhe kombinimi i këtyre të dyjave është domosdoshmëri.