Brisilda Shehaj hiqet si “virgjereshë” në ekrane por familja e saj dhe të afërm punonjë për Edi Ramën!

Prapaskena Investigim

Brisi i Tatimeve lidhje me mafien e kromit dhe koncensionet që po heton SPAK-u, hap sezonin në TV Zeni nga hoteli, rrugëtimi i ‘Bletës’ parti më parti, ‘Omerta’ familjare dhe zhvatja me Belo EzmerinPublikuar: 05/09/2025Brisida Shehaj, e njohur si Brisi i Tatimeve, që prezantohet në TV-në e doktorit si opozitarja e pakompromis; si ekspertja e ekonomisë, e drejtësisë, e energjisë dhe e gjinekologjisë, nuk priti të futej mirë shtatori, për të bërë qeverinë copë e çikë.

Brisi i Tatimeve hapi sezonin politik në TV Zeni, duke u futur live në studio nga dhoma e hotelit me shumë yje.E shkatërroi Edi Ramën, Qeverinë e tij, SPAK-un, Bashkinë e Tiranës, Fierit, Elbasanit, Inceneratorët, AZHT-në, VKM-të, gjithçka… Me shpoti, sarkazëm dhe pa pikën e merakut se mund të kalojë ndonjë kufi “të kuq”, Brisi tallet me çdo kënd që mban erë pushtet, që mban erë QEVERI.

Që nga specialistët e thjeshtë deri te maja, koka Edi Rama.Në një pikë “ekspertja” ka të drejtë: Një mëngjes të 2013-ës, Rama u çua keq dhe vendosi Drejtoreshë Tatimesh “Bletën e Artë”, njëzet e kusur vjeç, Brisida Shehajn, e cila shpejt u bë meme me shprehjen “Ça problemi ka këtu?!”.Rama shquhet për shpërdorimin e pushtetit me mundësi “të arta” që u jep njerëzve, të cilët i merr nga rruga, e që më pas dalin e i shohim nëpër media të kthyer në milionerë, të pandehur ose opozitarë “Par excellence”.

Por… si bëhet opozita nga prehri i qeverisë në atë të kundërshtarëve të saj?Brisida Shehaj është shembulli më kuptimplotë, i kalimit nga pushteti në opozitë, me zhurmë, mëkate dhe pafytyrësi.Ibrahim Shehaj, babai, një burokrat i vjetër i Bankës së Shqipërisë dhe i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit, që i shpëtoi hetimit pas vjedhjes së thesarit në 2014, është burimi i suksesit të saj, nga bankat e shkollës në sportelet e një banke të nivelit të dytë.

Cili nënpunës i Bankës Qendrore nuk e ka sistemuar fëmijën në “strehimet” bankare, që u hapën me shumicë pas viteve 2000?Pas babait real, babai i dytë në jetën e Brisit bëhet Edi Rama, ai që e mori nga sportelet e një banke dhe e futi në fuçinë plot me mjaltë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nuk kishte në 2015 asnjë “opozitare” si Brisi e 2025, për të ulëritur për skandalin e zhdukjes së serverave të Drejtorisë së Tatimeve.

Në tre vite drejtuese të Tatimeve, Brisi dhe kushëriri i saj Gribos Liçaj (drejtori antikorrupsion i tatimeve), bënë kërdinë me bizneset në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe bashkëpunimin me Bankers.Lidhja korruptive/pasionante me mafien e kromit.

Si drejtoreshë e Tatimeve, Brisida njihet me biznesmenin e kromit Adnand Halili, me të cilin filloi një bashkëpunim që kaloi cakun e biznesit.

Rama e shkarkon “Bletën e Artë” në tetor 2016, pasi e kishte bërë m…. mullar, dhe për ta amortizuar “opozitën” e saj, e transferoi dhe emëroi zv/ministre Ekonomie, por edhe nga aty e largoi pas dy muajsh.

Në maj 2017, Rama i jep “bletës” së tij një mundësi të tretë, e emëroi drejtoreshë të Agjencisë Shtetërore të Investimeve (AIDA) ku qëndroi deri në mars 2018.

Firmat e Brisit në këtë post janë akoma “gjallë”. Nëpër projekte investimesh, fonde, dhurim tokash, leje dhe dy resorte bregdetare, që u akuzuan në ato vite si korruptive.Pasi e largoi edhe nga ky pozicion, “bleta” e Ramës u emërua Kryetare e Task-Forcës për Tokat e Bregdetit, ku vetëm në 3 muajt që ndenji në detyrë u akuzua se firmosi zhdukjen e disa gjurmëve falsifikimesh, për toka të zaptuara nga trafikantë, vrasës, edhe ndonjë oligark i asaj kohe.

Pasi u rrit mjaftueshëm për të ecur vetë, Rama e la të lirë bletën e tij, për të vazhduar karrierën opozitare, në një TV anti-qeveri, te LSI-ja deri këtu ku është sot. Si për ironi Meta e emëroi Brisin shefe të anti-korrupsionit në LSI-së!

(Si kandidate për deputete e LSI-së në 2021, para se t’a dëbonte Monika Kryemadhi, Brisi mori 918 vota, një rezultat pozitiv në raport me votat që mori Petrit Vasili, 362 vota).Në skenë vëllai dhe Adnani i saj

Nga pushteti i majtë, nuk thithi mjaltë vetëm Brisida, por gjithë familja. Nëna e saj, Xhiko Shehaj, njihet si “kompetentja” e Ministrisë së Infrastrukturës, drejtoreshë për aq vite sa Rama e la nën hijen e tij deri në 2019.

Ervin Shehaj, vëllai, edhe ky drejtor në AKBN (2013-2020) u shqua për pazare të paskrupullta bashkë me shokët e motrës, një prej tyre, kryesori, Adnand Halili, me dosje evazioni fiskal.Në qershor 2022, në media doli një lajm: “Arrestohen për evazion fiskal me mbi 260 milionë lekë, 3 ish-aksionerët e ‘Neku’ Sh.p.k, Rrahim Dedja, Adnand Halili dhe Rrahim Laçi. Rrahim Dedja, i dyshuar edhe për vrasjen e Iljaz Çalit.”Kompania “Neku” sh.p.k, që merrej me tregtimin e mineraleve në Terminalin Bulqizë, i fshehu shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksa. Prokurori Bledar Valikaj, dërgoi në gjyq për evazion fiskal, Adnanin e Brisit.Iljaz Çali, i ekzekutuar për shkak të përplasjeve për shfrytëzimin e hapësirave të kromit, dyshohej se ishte vrarë nga ortaku i Adnanit…Adnand Halili, bashkë-opozitari i “tmerrit” të Qeverisë Rama 4, është pronar i lokalit përballë “Vizion Plus”, në Don Bosko, me emrin mafioz “OMERTA”. Në fakt NIPTI L91714021U i përket subjektit “SE A H IS” sh.p.k, por pikëtakimi i “mafies së kromit” duhet të kishte një emër pompoz, jo aq të thjeshtë si iniciale familjare.Një histori të fortë pasioni dhe krimi ka edhe BRISEL sh.p.k, kompania e kromit në Bulqizë, që ushqen jo vetëm me krom dhe financa, por edhe me krim, Briseda Shehajn, bletën e artë të Ramës, më pas të Metës dhe sot të Berishës.Lidhja me koncensionin 130 milionë euro të laboratorëveBrisi i Tatimeve ka mendimin dhe prognozën e saj për çdo çështje, me përjashtim të koncensionit 130 milionë euro të laboratorëve në shëndetësi, kromit, parcelave të hashashit dhe Bankers. Që praj janarit 2022, SPAK po heton të dyshuar si korruptim koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, me përfitues në letra Janis Karathano, pronar prestano i një karteli kompanish nga Tirana në Amsterdam.Qindra mijëra euro kanë kaluar nga kompania koncensionare, përmes sistemit bankar, në xhepat e Shpresa Bellos, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë. Shpresa Bello është kunata e Brisida Shehajt. Paratë, rreth 500 mijë euro, kanë shkuar fillimisht në llogarinë e Nazife Bellos, nëna e Shpresa Bellos. Kunata e Brisit, ndonëse drejtoreshë në autoritetin publik që ka dhënë koncensionin, nuk ka marrë pjesë në procedurë.Po pse Shpresa Bello përlau rreth 500 mijë euro vetëm përmes sistemit bankar nga Karathano i koncensionit të laboratorëve? A janë Brisi i Tatimeve dhe vëllai i saj aksionerë (të padeklaruar) të koncensionit? Pse Brisi, të cilën Ilir Meta dhe më Berisha e caktuar pjesë e njësive të tyre anti-korrupsion, nuk flet kurrë për komcensionin e laboratorëve, certifikuar nga KLSH si korruptiv?Brisida Shehaj në kosheren e Belind Këlliçit, gjoba dhe një njoftim i PD-së 10 vite më parëKur Monika Kryemadhi e dëboi nga LSI-ja, pa asnjë paralajmërim, madje urdhëroi të mos i afrohej selisë në një perimetër prej 500 metrash dhe njoftoi televizionet të mos lejohej të fliste më si përfaqësuese e LSI-së, Brisida Shehaj nuk u mendua gjatë, por u afrua me Belind Këlliçin, duke u bërë pjesë e shtabit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës.Ditët e fushatës nisnin me takime dhe premtime, ndërsa përfundonin me bankete, raki dhe të bardhë.Belo Ezmeri humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt. Kështu humbi edhe ëndërra e Shehajt për t’u bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Pas një vere depresive, Belo dhe Shehaj gjetën sërish një arsye për t’u bërë bashkë në shtator 2023: Për kauzën e inceneratorëve, që kishin nisur Ilir Meta në skenë dhe Arben Ahmetaj në prapaskenë.Në kuadër të investigimit të thelluar të aferës së inceneratorëve, Belo Ezmeri dhe ‘bleta e tatimeve’ rrinin çdo ditë mbyllur në kosheren e SHQUP-it, duke zbuluar çdo javë ‘fakte të reja’ për inceneratorët. Kur kuptuan se nga inceneratorët nuk dilte më gjë, Brisi dhe Belo vendosën të ngrinin një celulë gjobëvënie në SHQUP.Brisi, duke shfrytëzuar aksesin që ka pasur në pozicione drejtuese, i jepte informacion Belos, ndërsa Belo u çonte fjalë përmes konferenca për shtyp dhe mesazheve të koduara bizneseve dhe funksionarëve publikë të qaseshin për të ndarë plaçkën. Vijon….Një njoftim i PD-së më 2 mars 2015NEPOTIZMI NE ADMINISTRATË, FAMILJARËT E DREJTORESHËS SË TATIMEVE ZNJ. BRISIDA SHEHAJ.ERVIN SHEHAJ, vëllai i drejtoreshës së Tatimeve është Drejtor i Energjisë së Rinovueshme në AKBN;XHIKO SHEHAJ, mamaja e drejtoreshës së Tatimeve, mban postin e specialistes së Shërbimeve në Ministrinë e Energjetikës. (Pozicioni korrigjohet nga drejtoresha Shehaj).SHPRESA BELLO – Është kunata e drejtoreshës së Tatimeve, dhe mban postin e Drejtoreshës në Ministrinë e Shëndetësisë.BESA BELLO – Kunata e vëllait, drejtoreshë në OSHEE (ka qenë në CEZ përpara se të vinte PS në pushtet).VALDET BELLO – Kunati i vëllait, shef për Fierin dhe Vlorën në hetimin tatimor.ANESTI TASHKO – Burri i Besa Bellos, përgjegjës në hetimin tatimor.IBRAHIM SHEHAJ – Është babai i drejtoreshës së Tatimeve. Mban postin e specialistit të ruajtjes së objekteve në Bankën e Shqipërisë, madje, shumë i përfolur muajve të fundit se nuk u pyet nga organet e prokurorisë për vjedhjen e bankës. I përfolur më së shumti nga opozita. (Pozicioni korrigjohet nga drejtoresha Shehaj).ZHANETA CANAJ – Tezja, drejtore te Posta.ALBERT CANAJ – Bashkëshorti i burrit të tezes, doganier.SHKËLQIM SHEHAJ – Kushëri, te drejtoria e Përgjithshme e Doganave (deri para një muaji).PAJTIM BELLO – Vjehrri i vëllait i emëruar në disa borde (drejtoresha thotë se ai ka kohë që merret me politikë dhe karrierën nuk e ka nga zonja Shehaj).DENIS SHEHAJ – Djali i xhaxhait, dogana Vlorë.