Shqiptarët kudo ku ikin në botë kanë sukses dhe arrijnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme do të flasim për rastin e Ervin Dalipajt, një shqiptar që me picerinë e tij “La Famiglia” ka bërë bujë të madhe, duke u kthyer në pikë referimi në Albany, New York.
Ervini vjen nga një familje e njohur vlonjate dhe ka emigruar vite më parë në New York, ku vendosi të hapë biznesin e tij dhe padyshim të krijojë një familje të bukur me bashkëshorten e tij, Françeska dhe tre fëmijët.Pas një emigrimi disa vjeçar në Greqi, Ervini vendosi të largohet për në atë që njihet si “toka e premtuar” dhe të hapë biznesin tashmë të konsoliduar, piceri “La Famiglia”.

Ervini, si shumë shqiptarë të tjerë, ia ka dalë me mund e me shumë lodhje e sakrificë të krijojë një biznes ku çdo ditë qindra-mijëra amerikanë dhe të huaj zgjedhin të hanë vaktin e tyre më të rëndësishëm të drekës apo darkës.Cilësia dhe shërbimi janë të një niveli të lartë, pa harruar edhe shumëllojshmërinë e cila fillon me variantet amerikane dhe ato shqiptare një miks mes Amerikës, Shqipërisë dhe Europës.

Por përveç impaktit në komunitetin e Albany-t, Ervini punëson edhe shumë shqiptarë të tjerë, duke e bërë një biznes edhe me nota patriotike, tipik kuqezi, siç është edhe faqja jonë që kemi zgjedhur t’i dedikojmë këtë shkrim.
Ne i urojmë shumë suksese Ervinit dhe familjes së tij dhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që, nëse shkoni në New York, provoni një super picë te “La Famiglia”. Ndërkohë, nëse keni raste të suksesshme me shqiptarë që jetojnë jashtë, na i dërgoni dhe do t’u dedikojmë artikuj pozitivë për sukseset e tyre që na bëjnë krenarë.