EKSKLUZIVE/ Bashkëjetuesi Albana Vokshit ortak me Ervin Matën dhe Vilma Nushin në ndërtimin e Kullës te ekspozita!

Kapja e Erzen Breçanit, ish-zv drejtor i policisë Tiranë dhe një nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, me akuzën për trafik droge dhe tentativë vrasje bashkë me 2 djemtë, nxori në pah faktin se te leku Edi Rama, Erion Veliaj dhe Berisha, bashkëpunojnë ngushtë.

Së fundmi, Kuqezi ka mësuar se super bosi i drogës Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, po ndërton pallate te ish-ekspozita në Tiranë bashkë me Vilma Nushin, por jo vetëm edhe me Arjan Tartarin që ka një përqindje në ndërtim.

Tartari është bashkëjetuesi i Deputetes së afërt me Berishën Albana Vokshi, çfarë tregon edhe njeherë se Rama- Veliaj dhe Berisha bashkëpunojnë kur bëhët fjalë për lekë. Pra në një pallat në formën e kompleksit, gjejmë Rithemelimin, PS dhe krimin e organizuar.

Pa harruar faktin se Erzen Breçani kishte marrë nga Rama edhe leje për të ndërtuar një hidrocentral në Tropojë. Ndërsa në parlament Berisha dhe Rama bëjnë sikur vriten në të vërtet bashkëpunimi është i dukshëm.