Një politikan shqiptar me para në parajsat fiskale, ‘Pandora Papers’ hap kutinë e sekreteve offshore

Një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore. Kjo u zbulua nga  investigimi i “Pandora Papres”, ku rezultuan 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore. Emri i politikanit shqiptarë të përfshirë në këtë skemë nuk dihet ende, ndërsa rezulton po ashtu se janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompaitë nuk janë në emër të tyre, por ende nuk ka detaje.

DW shkruan se llogaritë offshore shpesh herë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit. Investigimet zbuluan se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.