Përplasi për vdekje bashkëfshatarin me makinë se e tallte prej vitesh, prokuroria kërkon 18 vite burg për 60-vjeçarin në Mirditë: Ka prova se e vrau me dashje

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka këkuar dënimin me 18-vite burg të shtetasit Mhill Gega, i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Konkluzionet përfundimtare për këtë çështje janë dhënë nga prokurori Françesk Ganaj dhe referuar dosjes hetimore është arritur të provohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngri akuza e vrasjes me dashje.

Nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin patur konflikte prej dy vitesh me njëri tjetrin dhe diten e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz” dhe përplasur për vdekje Mark Gjeten i cili lëvizte në rrugen e fshatit.Në deklarimet e tij vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka patur konflikte me viktimen, por ka mohuar akuzen e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.Por pretendimet e tij nuk janë marrë në konsideratë nga organi i akuzes, ndërsa tashmë do të jetë gjykata që do të japë vendimin për këtë çështje.