Temperatura të larta në vjeshtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Megjithëse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, temperaturat vijojnë që të jenë të larta, ku sot pritet që të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare, por kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën e ulët dhe zonën malore. Pjesa e dytë e ditës paraqitet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.