Socialistja e re bëhet meme, Rama është mbinjeri!

Një nga ato prurje e re e Partisë Socialiste së fundmi ishte, Ilva Gjuzi. E cila ka dalë në shumë media duke u bërë meme e gafaxhie.

Teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al, tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet.

Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë” – tha Gjuzi.Nuk dihet akoma nëse kjo është prurje e re e cila do të shpalosë vizionin e saj perëndimor ku dhe është shkolluar dhe punësuar apo do të sjellë një lëpirje të re, stil perëndimore.