Qeveria Rama, vijon të zhytet në skandale të forta dhe të mos e vrasë shumë mëndjen. Së fundmi ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, i cili do të punojë me qeverinë për ndalimin e kalimit me gomone hyri ilegalisht me një kamion në Angli, thotë media britanike “Daily Mail”.
42-vjeçari bëri një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar me një datë të rreme lindjeje.
Javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron, pavarësisht rezervave të Home Office, si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në Pallatin Buckingham .