Rama përplasje e ashpër me Tom Doshin, a do ta arrestojë SPAK?

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pasi drejtorët e emëruar nga Tom Doshi kanë filluar të hiqen nga puna nga Benet Beci, kryetari i bashkisë i zgjedhur nga socialistët.

Edi Rama shumë drejtori e dikastere ja ka dorëzuar Tom Doshit që në zgjedhjet e 2021, në këmbim të votave në Parlament, sidomos në zonën e Shkodrës.

Por postet u shtuan pas zgjedhjeve vendore.Një prej institucioneve që mori Partia Social Demokrate ishte Këshilli i Qarkut në Shkodër. Në krye të tij u vendos Marina Duhani.Ajo u emërua në këtë post në qershor të vitit 2023 në kuadër të një pakti PS-PSD edhe për zgjedhjet vendore, ku PS korri për herë të parë fitore në Shkodër.

PSD ka këmbëngulur në marrjen e këtij posti, nisur edhe nga fakti se në nivel qarku, kjo forcë politike ka siguruar numrin më të madh të këshilltarëve, 37, ose një më shumë se PS- ja.Por mësohet se ajo sot ka njoftuar dorëheqjen, por që sipas burimeve ka qenë dorëheqje e imponuar. Ajo do të zëvendësohet nga Edmond Ndou.