Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të ashpra për kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën.Rama tha se ndërtesa mbi shkëmb 500 metra mbi kokën e Dredhës dhe kryebashkiaku për këtë nuk mund të mos ketë asnjë informacion.
“Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës.Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën.
Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë.Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion.Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë.
Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë”, tha ai.Ndër të tjera, Rama bëri një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me Dredhën duke thënë se Bashkia e Vlorës ka arritur deri në absurditet të financojë me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.