Rama kapet duke udhëtuar në ekonomi class me grua, show apo normale!

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme nga opozita ndaj kryeministrit Edi Rama për udhëtime luksoze me charter, një foto e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në foton që po qarkullon gjerësisht në rrjete, kryeministri Edi Rama shihet i ulur në seksionin ‘economy class’, së bashku me bashkëshorten Linda Rama.

Fotoja tregon qartë praninë e dhjetëra pasagjerëve të tjerë në të njëjtin seksion të avionit, duke rrëzuar pretendimet për udhëtime me luks dhe shpenzime të tepruara në kurriz të shtetit.