Ajo që pritej, ndodhi.Dje, flamuri kombëtar shqiptar u shkel me këmbë dhe u shtyp me makinë nga disa të rinj, të shoqëruar me sharje antishqiptare.
Nuk ndodhi në Serbi.Nuk ndodhi në Maqedoninë e Veriut.Nuk ndodhi në Greqi.
Sot, Policia e Kosovës liroi autorët e këtij akti të turpshëm.
Ata harruan mijëra vjet luftë për flamurin kuqezi – luftë e prindërve dhe gjyshërve të tyre.Harruan gjakun që është derdhur për flamurin dhe për Shqipërinë.
Ata nuk janë fëmijë të mitur, por një rini e gjakprishur, e helmuar nga ata që kanë shtrembëruar dashurinë për atdheun dhe simbolet tona kombëtare.
Ata harruan nënën Shqipëri.Unë e prisja prej kohësh që të ndodhte poshtërimi i flamurit kuqezi, sepse Kosova është në duart e politikanëve të pashpirt.
Grisja e flamurit ishte veç çështje kohe, nga ata që e kanë larguar Kosovën nga Shqipëria më shumë se kurrë në historinë e kombit tonë