Presidenti turk Erdogan humbet zgjedhjet lokale, fund epoka e tij!

Presidenti Erdogan e pranoi humbjen në zgjedhjet lokale të partisë së tij, AKP që duket se doli me rezultatin më të dobët në dy dekladat e fundit. Fituese në pesë metropole është partia opozitare e qendrës së majtë, CHP.

Entuziazëm tek partia socialdemokrate opozitare, CHP. Pas publikimit të rezultateve të përkohshme zgjedhore në Turqi, kreu i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu ka mbrojtur mandatin e tij në Stamboll. Partia CHP kryeson para partisë së presidentit, Erdogan, AKP me kandidatin e saj, Murat Kurum. Erdogan u angazhua fort në fushatë në mbështetje të Kurumit.

Kreu i CHP, Özgür Üzel tha se kjo humbje është edhe një mesazh i zgjedhëseve dhe zgjedhësve për Erdoagnin. “Tek këto zgjedhje qytetarët tanë nuk ka votuar vetëm për kryetarët e bashkive, por edhe për atë se si duhet qeverisur ky vend. Populli ynë i ka dhënë një mesazh të fortë atij që ka reduktuar të ardhurat tona, ka shkelur me këmbë demokracinë dhe ka shkatërruar shtetin ligjor: Ne duam që vendit tonë t’i rikthehet shteti ligjor.”Partia opozitare e qendrës së majtë, CHP ka fituar ndërkohë edhe në pesë qytete të tjera të mëdha në vend, mes tyre edhe Bursën.

Edhe zona e prekur fort ga tërmeti, Adyiaman ka kaluar nga partia e Erdoganit, AKP tek CHP. Por fituesi më i madh tek kjo parti është kreu i bashkisë së Stambollit, Imamoglu. Ai tha me vetëbesim të dielën në mbrëmje. “I kemi fituar zgjedhjet.”