Shumë nuk e kuptojnë se si ka mundësi në disa media merren vetëm me Erjon Veliajn dhe me asnjë lloj problemi që ka qeveria apo ministra të ndryshëm.
Një shëmbull uluritës ishte shëmbja e një rruge të re në Korçë dhe mbyllja e syve nga shumica e mediave që dënden me lekë nga kompanitë e rrugëve me urdhër të ministres së infrastrukturës Belinda Ballukut.

Por urdhërat janë për të mos ngacmuar edhe ministrat e tjerë, si Taulant Balla që nuk ka asnjë lloj suksesi në Ministri përveç postimeve në rrjeter sociale. Burime të kuqezi thonë se pas mediave që sulmojnë Veliaj e janë 4- tërshja fantastike e lekut, Balluku- Spiropali- Balla dhe Tahiri.

Të kalbur në para ata dyshohet se janë lidhur edhe me segmente të opozitës sidomos me Belind Këlliçin që sulmon fortë Erjon Veliajn por nuk thotë asnjë fjalë për qeverinë ose flet nëpër dhëmbë. Madje ka një habi të madhe, mediat më të egra me Veliajn lavdërojnë gjithë ditën Belinda Ballukun apo Taulant Ballën dhe Spiropalin, ndërkohë nuk kanë bërë asgjë konkrete.
Balluku sulmin po e kryen për të qene ajo pasueja e Ramës. Taulant Balla thjesht për të qene afër klanit më të fortë pasi. Ndërsa Spiropali e akuzon Veliajn si njeriun që i ka bllokuar rritjen në karrierë, sidomos për të qenë kryetare e Kuvendit, post që e ëndërron prej kohësh.
Sulmet do të jenë më agresive në vijim, ku po krijohet ideja se Shqipërinë po e qeverisë Veliaj.
Çudia me opozitën është se do të mundë Edi Rama, por në realitet po e forcojnë akoma më shumë duke punuar me klanin e tij!