Plas në Partinë Socialiste, goditet fort klani i Erjon Veliajt, Blendi Gonxhe bëhet ministër!

Ajo që Kuqezi e ka lajmëruar prej kohësh, po ndodh hapur në Partinë Socialiste. Edi Rama po forcon dukshëm dhe hapur klanin e Belinda Ballukut, duke e dobësuar segmentin Erjon Veliaj. Së fundmi është krijuar një super ministri e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, i akuzuar jo pak herë për korrupsion, me dhënien e makinave me qira etj, që do të flasim në ditët në vijim. 

Por futja e Gonxhes në kabinet i jep një forcë të paparë krahut të Belinda Ballukut dhe të ish bashkisë të drejtuar nga Edi Rama, 2007- 2011. 

Tashmë 2 super ministritë,  Energjia dhe Infrastruktura dhe kjo e Gonxhes, janë pesha kryesore e buxhetit të shtetit që tregon që Rama po shkon drejt lëshimit të klanit Veliaj që mund të pasohet me një arrestim të mundshëm të tij për inceneratorin e Tiranës.

Loja është hapur, pas Berishës dhe Metës tani radha do jetë e një peshku të madh në PS dhe me gjasa shenjat janë se mund të jetë Erjon Veliaj i dobësuar politikisht.