Ministri i Jashtëm Igli Hasani dyshime për pastrim parash. A do arrestohet?

Nuk është më sekret që 4-5 oligarkë, me të cilët Edi Rama ndan paratë dhe pasuritë publike, diktojnë emërime në gjykata, prokurori, polici, diplomaci, drejtori kyçe etj.Oligarkët u investuan për të diktuar edhe kreun e SPAK-ut, por amerikanët vendosën ‘veton’ duke mbështetur Altin Dumanin, i cili konsiderohet si rreziku më i madh nga krimi dhe korrupsioni me kollare.

(Dumani ia ka thirrur një nga një oligarkët në SPAK për rolin e tyre në disa afera korruptive dhe pastrim parash. Disa paraqiten të maskuar, disa natën, disa paraqesin raporte mjekësore).

Ka dyshime që oligarkët i fryjnë në vesh Edi Ramës për të emëruar edhe ministra, drejtorë të caktuar dhe kryetarë bashkie.Por le të ndalemi tek faktet dhe rrethana konkrete që ekspozojnë binjakëzimin e qeverisë me interesat korruptive të oligarkëve.

Në biografinë e ministrit të Jashtëm i paaftë, Igli Hasani, në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përpos të tjerave thuhet se “ai ka eksperiencë 17 vjeçare pune (2001–2018) në Ministrinë e Mbrojtjes, në disa poste të larta drejtuese”.

Pikërisht në këtë fjali publikut i fshihet një fakt interesant.Deri në vitin 2013, krahas funksioneve të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes, Igli Hasani është paguar nga kompania Tring Tv në bazë të një kontrate shërbimi.

Në të vërtetë Igli Hasani ka qenë një argat i rëndësishëm i Tan Dulakut, por le të flasim aq sa na lejojnë faktet.Administrator dhe bashkëpronar i Tring Tv është oligarku Artan Dulaku, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pronave publike.Dulaku e kontrollon Tring Tv përmes kompanisë Concord Investment shpk, në të cilën ka 34 % të aksioneve si dhe është administrator.

Pra, Igli Hasanin, sot ministër i Jashtëm, ka qenë punonjës i Dulakut. Përpos fshehjes së këtij fakti, nuk ka asgjë të keqe që ministri ka punuar pranë një kompanie të Tan Dulakut, edhe pse Dulaku është një nga oligarkët pranë Edi Ramës, përfitues i pasurive publike dhe që konsiderohet si hinka e pastrimit të parave në Shqipëri.

Por, Igli Hasani, për 17 vite me radhë, ka mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtor i Drejtorisë Juridike, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, shef i Departamentit të Sigurisë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe sekretar i Përgjithshëm.

Siç thotë edhe vetë z. Hasani, në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbajtur funksione të larta deri në vitin 2018.Ministria e Mbrojtjes pjesë e dosjes korruptive me pronat e ushtrisë që i kaluan DulakutNë mars të vitit 2023, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”.

Në korrik të vitit 2020, qeveria kishte vendosur t’i jepte kompanisë “Marina Bay Saranda” shpk për 1 euro bazën e ushtrisë, një sipërfaqe prej 265 mijë metrash katrorë, për të ndërtuar një resort. Sigurisht që vendimi i qeverisë bazohej në një dosje të kopsitur më herët nga Ministria e Mbrojtjes.