Mbështeti teatrin e ri, sulmohet mediatikisht nga media e Berishës, Altin Basha!

Televizioni me lidhjet direkte me familjen e Sali Berishës, ka filluar një sulm ndaj regjizorit Altin Basha dhe gruas së tij.

Në dukje sulmi është për të mirën publike, por kjo është një mbulesë, pasi të gjithë e dinë se e mira publike për Berishën ështe vetëm kur cënohet interesi, por nëse vijon përfitimi ai nuk ndihet. Gjithçka lidhjet me teatrin e ri, dhe mbështetja që Altin Basha i dha ndërtimit të tij.

Kjo e ka çmendur Berishën dhe shikoni çfarë shkruajnë: ” Ish protestuesi që ktheu pllakën jo vetëm u bë dy herë drejtor, po sot akuzohet se abuzon me fondet e teatrit.

Sa më shumë kalon, aq më të qarta bëhen arsyet që i shtynë shumë emra të njohur të skenës shqiptare të braktisnin lëvizjen për mbrojtjen e teatrit për t’u strukur në gjirin e ngrohtë të Rilindjes.

Njëri prej tyre, ndër më të shquarit, është regjizori Altin Basha. Sot, fiks katër vjet pasi në dhjetor 2020 mori për herë të parë një detyrë shtetërore, një emision investigativ ka hedhur dyshime të rënda për vjedhjen e fondeve të teatrit që ai drejton. Basha u akuzua nga “Piranjat” se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqeje.Kini kujdes miq, mos u gënjeni nga familja!