Kukullat e Ramës si deputete, modeli i Enver Hoxhës.

Gjergj Zefi

Fyerje që nuk ja ka bërë Enver Hoxha, i cili ka vrarë e persekutuar shumë e shumë përfaqësues e intelektualë të Shkodrës. Pasi në fund ka zgjedhur si deputetë apo drejtues, së paku njerëz normalë dhe të shkolluar, menaxherë dhe të respektuar në qytet.Kjo fyerje vjen nga një urrejtje e madhe, vjen nga një mungesë e genit shqiptar, pasi për këdo Shkodra është zemreku i kulturës kombëtare.Ta fyesh deri në këtë pikë, nuk mund ta bëjë një personazh që realisht nuk ka as ‘din e as iman’. Një arumun me rrënjë që si di as vetë rrënjët e tij, dhe që ka mbetur vetëm në shkopin e dajës Spiro, të cilin Enver Hoxha e përdorte për të gjetur kuadro.Në fund të jetës së tij, Enveri donte të sillte në qeveri një shkodran shumë të edukuar dhe që u shqua në “veprat e pesëvjeçarit”, dhe çoi Spiro Kolekën për ta testuar shkodranin, i cili fjalës se Enveri donte ta fuste në qeveri, ju përgjigj në mënyrë të sinqertë se e ndjente veten të gatshëm për të kontribuar, siç kishte bërë gjithnjë në punën e tij.Spiroja ja ktheu: Komandanti të do për besnik, se mend ka vetë me tepri! Ja kështu i ka gjetur edhe Babloku i Imerit të “rinjtë e të rejat”, që nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin si papagallë se “janë magjepsur nga fjala e Edi Ramës që lufton për historinë”. Siç tha dje një besimtare me shami, të cilën nipi i Spiros e kishte zgjedhur vetëm për këtë të fundit./Pamfleti