Kreu i shoqatës së transportit me 1 kg drogë, sulmon policinë por kapet!

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani është kapur duke transportuar 1 kg kokainë me makinë. Eno Sulejmani ishte bashkë me dy të rinj të tjerë në makinë, dhe kishin në plan të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, në Tiranë, por plani nuk u shkoi ashtu siç duhej.Antidroga e Tiranës ka ndërhyrë pas informacioneve se një makinë, tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë, po transportonte drogë.

Shoferi i mjetit, Sulejmani, në tentativë për tu larguar ka tentuar të shtypte me makinë indietro tre agjentët e antidrogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.Vetëm një plumb ka qitur nga arma e tij e shërbimit dhe plumbi ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, duke e kapur Sulejmanin në kofshë.

Ai është dërguar më pas në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.Me 1 kg kokainë, trafikanti tenton t’i ikë postbllokut, godet indietro makinën e policisë e 3 agjentët e antidrogës!

Nga hetimet paraprake që ka mundur të kryej Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbërriti mbrëmë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, nuk rezulton që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Në makinë ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eno Sulejmani dhe dy pasagjerët janë arrestuar. Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës.

Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje.