Olta Xhaçka “i hëngri kokën” një vartësi të saj kur ishte Ministre e Punës në vitet 2017-2020; të cilin e përdori për të zhdukur 20 milionë Euro fonde të ndihmës ekonomike dhe 5 milionë Euro të komuniteteve rome e egjiptiane.
Të tretit që Olta Xhaçka i “hëngri kokën” është Amant Josifi, të cilin e joshi me postin Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe filloi t’i zhvaste mijëra Euro që ai grumbullonte nga mashtrimi me Call-Center, deri ditën që drejtësia e Spanjës dhe EUROJUST e shpallën në kërkim e ai u arratis.
Siç thamë, të katërtit që Olta Xhaçka i “hëngri kokën”, është Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili i firmosi letrat false të grabitjes së tokës shtetërore për resort.
Nuk do jetë e largët dita, që Olta Xhaçka t’i “hajë kokën” dhe Olsi Ramës, mbasi kanë dalë shumë zullume që kanë bërë bashkë, pas vitit 2013 kur u rikthyen në Shqipëri, të veshur me fuqinë e pushtetit familjar të Bablokut.
Por gati për t’i “ngrënë kokën”, Olta Xhaçka ka Artan Dulakun, me të cilin ka falsifikuar e ka marrë falas 570 mijë m2 tokë, truall e objekte të Portit Detar Ushtarak të Limionit në Sarandë, për të ndërtuar port jahtesh dhe kompleks vilash e pallatesh.
Nuk do jetë e papritur, që Olta Xhaçka t’i “hajë kokën” dhe Lindita Nikollës me shkarkim nga detyra, ngaqë bashkë me Bablokun po e përdorin, për të bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që mos t’i hiqet mandati e deputetes për skandalin e resortit./Pamfleti