Si çdo ditë dhjetëra persona mosha e madhe kryesisht mblidhen te rruga Mustafa Matohiti poshtë penxheres së Sali Berishës. Shumë nga ata që flasin thonë idiotësira dhe budallëqe, por një prej tyre sot shkoi edhe me larg.
Aktori Mehdi Malkaj nga Tepelena tha se gjithë patronazhitët duhet ti hajë kanceri. “Po shkoj më larg po them që gjithë patronazhitët ti hajë kanceri, që na bëjnë poshtërsira neve”, duke vijuar ma akuza ndaj Anglisë etj. Duke harruar që shumë nga ata që ai shan mund të jenë të afërm të tij.