Historike, Zelenski viziton Tiranën kërkon bashkëprodhim të armëve me Shqipërinë!

I mbërritur në Tiranë, pak para mesnatës, presidenti ukrainas Zelensky e nisi ditën me një takim me kryeministrin Rama. Një bisedë kokë më kokë mes të dyve e më pas me delegacionet respektive, u përmbyll me firmosjen e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shqipëria është ndër vendet e para që mbështeti pa hezitim Ukrainën, duke ofruar dhe ndihma, si dhe u rreshtua me vendet e tjera për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo ishte po ashtu bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës gjatë mandatit të saj dyvjeçar si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për të gjitha këto arsye, presidenti Zelensky nderoi sot kryeministrin Rama me “Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti” një nga titujt më të lartë të Ukrainës.Në një postim në rrjetin social X, pas takimit me zotin Rama, presidenti ukrainas shkroi se së bashku kishin diskutuar “ndër të tjera dhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve”.

Europës në tërësi varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake që ata së pari mbi të gjitha ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i politikave të brendshme ditëshkurtra, apo i vonesave demokratike.

Mos u gaboni! Ukraina nuk po lufton veç për veten, por për gjithçka në ne cilën besojmë, qëndrojmë dhe punojnë”.Edhe deklarata përfundimtare e takimit përmbante po ashtu thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj.

Teksti u dakortësua pas tratativave të gjata me Serbinë e cila, kundërshtonte një formulim që përmendte 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të Kosovës. Dhe zgjidhja duket se ishte ajo e renditjes nominale të të gjithë pjesmarrësve në hapje të tekstit të deklaratës. Sipas mediave serbe një pikë tjetër kishte qenë dhe një pasazh që lidhej me sanksionet ndaj Moskës, të cilat Beogradi nuk i ka përkrahur. Në tekstin përfundimtar në fakt, termi sanksion nuk përmendet.