AGRON DAUTAJ (HAZBIU) ne moshen 17 vjecare debuton me Dinamon klubin e zemres si mbrojtes i djathte ne vitin 1977. Lojtar i shpejte i cili mbulonte shume mire krahun, futbollist me seder i cili bente shume stervitje dhe vraponte individualisht nga liqeni pas seancave stervitore. Vendin tek Dinamo nuk e fitoi si djali i Kadri Hazbiut por per shkak te aftesive te tij ne fushe. Nuk preferonte shoqerine e bllokut por qendronte kryesisht me shoket e Dinamos. Djale teper i thjeshte dhe i dashur i cili bente shume per te tjeret. Goni mbante numrin 3 tek Dinamo. Agron Dautaj ne dhomen e tij mbante foton e Ilir Pernaskes te cilin e kishte idhull. I pelqente Kombetarja e Italise dhe mundohej ta shikonte ne cdo ndeshje boterori dhe e studionte. Agron Dautaj fitoi 2 kampionate edhe 2 Kupa me Dinamon duke bere paraqitje te medha ne ndeshjet nderkombetare. Ne vitin 1982 pas arrestimit te Kadri Hazbiut Agroni e mbyll padrejtesisht karrieren e tij dhe internohet ne Kurbnesh ku me nje radio ne dore ndiqte me pasion cdo ndeshje te Dinamos. Ne vitin 1989 Goni humb jeten pa mbushur 30 vjec i vrare ne minieren e Kurbneshit. I lene ne harrese ky futbollist legjende duhet te ishte nderuar nga institucionet por edhe klubi apo federata. Futbollisti me fatkeq i Dinamos dhe i futbollit shqiptar, i internuar dhe i vrare pa asnje faj. #Dinamo1950 #HistoriFutbolli
Alimehmeti: Duhej garë për kreun e PD, s’jam për farsa si ‘Maqo Lakrori’!