Hapet pas katër vitesh stadiumi i Kukësit, ceremonia bën bashkë Ramën e Dukën, i pranishëm edhe Zaho

Pas katër vitesh verilindorët u kthyen sot në shtëpi. Me këngë e valle popullore ditën e sotme është inaugurar stadiumi ‘Kukësi Arena’. 

Kjo ceremoni ka bërë bashkë kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama, takim ky i pari që pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Federatë mes akuzave të shumta për manipulimin e procesit zgjedhor.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që me vete të marrë edhe djalin e tij, Zaho, i cili është fotografuar teksa mban edhe fanellën e Kukësit me mbishkrimin ‘Rama’.

Kukësi do të përballet sot me Laçin.