Një derbi për të shëruar plagët. Kështu ishte parë dhe kështu rezultoi për Tiranën, që merr fitoren e parë sezonale në raundin e gjashtë të Superligës. Kjo është hera e parë që Tirana fiton dy derbi radhazi me tre gola diferencë kundër Partizanit.
Skuadra bardheblu mposhti 0-3 Partizanin në derbin numër 206-të dhe ‘vesh’ sërish bardheblu kryeqytetin.
Njësoj si në ndeshjen e fundit të 7 prillit 2025, fituar 3-0 nga Tirana, edhe këtë të premte ishin bardheblutë që reaguan në momentin që iu duhej më shumë, teksa nga ana tjetër Partizani u pa i shpërfytyruar në fushë, duke pësur 11 gola në këtë fillim sezoni dhe humbjen e katërt radhazi.