Telefoni nuk është një send, por është korrespodencë. Korrespodenca është një e dhënë personale që mbrohet nga Kushtetuta. Ndaj askush nuk mund të hapë apo marrë materiale nga një aparat celular, pa lejen e gjykatës, qoftë ky edhe prokurori.
Këtë vendim mori këtë të martë Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi veprimet e SPAK, ndaj Oneida Ymerit, një qytetareje që prokuroria e posaçme i mori telefonin arbitrarisht në kuadër të hetimeve për Arben Ahmetajn.
Gjykata urdhëron SPAK të fshijë të gjitha korrespodencat që ka marrë nga zonja Ymeri, të cilat nuk kanë lidhje me hetimin.