Edhe në seancën e dytë gjyqësore të aferës Partizani, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shkuar me strategjinë e qartë, për të zvarritur gjyqin.
Por kësaj radhe përdorën një tjetër alibi, mbrojtja e Sali Berishës kërkoi përjashtimin e treshes gjykuese me pretendimin se nuk janë të pavarur pasi kontrollohen nga SPAK.“Kërkojmë të gjykohemi nga një gjykate të paanshme. Gjyqtarët e gjykatës së Posaçme kontrollohen nga SPAK. Gjyqtarët e gjykatës se posaçme janë në moritorim të vazhdueshëm gjë që nuk përmbush kushtet e pavarësisë së kësaj gjykate.
Kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur”,tha avokati Genc Gjokutaj.Mbi këtë argument, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se duan gjykim nga një gjykatë tjetër, jo GJKKO.