Diskutimet për të ndërtuar një park foto-voltaik në qindra hektarë të zonës së Kaninës dhe Shashicës i ka shqetësuar banorët e kësaj zone, të cilët këtë hapësirë e përdorin si kullotë për bagëtitë e tyre.
Projektit pritet t’I hapë rrugë në mbledhjen e këshillit bashkiak të 21 korrikut, por kryebashkiaku I Vlorës Ermal Dredha, për Report tv thotë se janë disa kompanitë e interesuara dhe se kjo është vetëm faza e parë.
“Hapet rrugë për tu parë nëse mund të aprovohet nga të gjitha instancat.
Bashkia si pronar i asaj prone, në sajë të kërkesave që kemi pasur prej 2-3 vitesh, ka ardhur momenti t’ia përcjellim shtetit nëse mund të hapim rrugën për të parë mundësinë e një zhvillimi të tillë.
Kjo është vetëm faza e parë, ka ministri të përfshira derisa të arrihet një vendim kolegjial. Edhe politika qendrore e ka prioritet zhvillimin tek energjia e pastër. ku ta gjejmë të kthehemi prodhues të denjë por edhe të jemi konkurrentë në rajon.
Janë disa kompani që kanë shprehur interes, kjo është faza e parë i kërkojmë këshillit bashkiak si pronari de facto i aseteve në territor. Ne jemi ndërmjetësues për të përcjellë kërkesat siç na takon ligjërisht. Pastaj i kalojmë në këshill. Nuk ka dëmtim kullotash, s’po bëhet central bërthamor, energji fotovoltaike ka vetëm panele”, tha Dredha.