EKSKLUZIVE/ Klani Dibran shkatërron burgjet e Shqipërisë. Ja emërimet e nepotike të Ulsi Manjës.

Vrasja e një të dënuari në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, përveçse është një ngjarje skandaloze e përmasave katastrofike, bie në sy se nuk u pasua me asnjë arrestim të rëndësishëm apo dorëheqje në nivele të larta.

Por me burime të forta kuqezi ka zbuluar se mbrapa fshihet një skemë e tmerrshme nepotizmi, e lidhur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, që ka larguar profesionistët dhe ka emëruar, njerëz familjarë, dhe pothuajse të gjithë nga zona e tij nga Dibra. Fakte që SPAK duhet ti ketë në konsideratë në hetimet e hollësishme.

Ja disa emërime që bien shumë në sy:

1. Fehmi Sufaj nën drejtor burgjesh. Ish PDst ekstremist.

2. Shkëlqim Saraçi drejtori spitalit të burgut, djali i dajës i gruas së Ulsi Manjës.

3. Azis Koceku drejtor i burgut 313 nga Dibra. Me profesion shofer në komisariatin e Dibrës.

4. 325 drejtoresha e burgut, Lindjana Laçi lidhje farefisnore e Ulsi Manjës.

5. Nevila Elezi shefe e burimeve njerezore te 313 gruaja e nipit të Ulsi Manjës.

6. Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë Ismail Shehu, djali i prefektit të Dibrës lidhje farefisnore e Ulsi Manjës.

7. Paulin Rajta drejtor i policisë së Burgjeve, dibran mik i Ulsi Manjës.

8. Apostol Luca drejtor i burgut të Rrogozhinës nga Dibra.

9. Dritan Hysa shefi i ShKB nga Dibra lidhje e Ulsi Manjës.

10. Mefat Shehu inspektori i burgut të Peqinit, nga Dibra lidhje e Ulsi Manjës.

11. Besnik Keshi inspektor i ShKB te 313 lidhje 3 Ulsi Manjës.

12. Klevis Qosje, drejtor i shërbimit të provës, burri kushurirës së Ulsi Manjës.

Kuqezi do të vijojë me denoncime të forta dhe investigime të abuzimeve që janë bërë nga ministri Ulsi Manja, në ditët në vijim.