Ka qënë 13 janari i vitit 1991 kur është realizuar takimi i parë i presidentit Ramiz Alia dhe kryeministrit të Greqisë, Kostandin Mitsotakis.
Kishin filluar të hidheshin hapat e parë të marrëdhënieve dy palëshe.Statusi i minoritetit grek në Shqipëri, vetëpërcaktimi i etnisë, fati i Kishës Ortodokse shqiptare, pluralizmi politik, “çështja çame” ishin këto ndër problematikat kryesore që u shtuan në tavolinën diplomatike të kohës.
Shqetësimi kryesor i Micotaqisit ishte që fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri nuk duhet të zbrazeshin, nuk duhej që minoritarët të emigronin në Greqi, por i këshilloi ata që të rrinin aty e madje i kërkoi edhe Ramiz Alisë që kjo ikje të ndalohej në një farë mënyre.
Nga ana tjetër, çështja çame u ngrit nga Alia si një çështje që kërkonte zgjidhje. Por, Mitsotakis deklaroi se për Greqinë ishte çështje që nuk ekzistonte.