Blendi Gonxhe pret ministrin izraelit Cohen – Balluku “zhduket”, a ka plasur krisja me Ramën?

Një skenë e pazakontë u regjistrua në Tiranë: Ministri Izraelit i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, u prit në një takim zyrtar për infrastrukturën dhe energjinë… nga Blendi Gonxhe minister për ekonominë inovacionin dhe kulturën!

Jo nga ministrja Belinda Balluku, e cila është homologia e tij dhe figura më e lartë për këto sektorë në Shqipëri.

Balluku, dikur njeriu më i afërt i Ramës, me rol kyç në qeveri dhe zv.kryeministre në detyrë, nuk u pa askund. Asnjë njoftim, asnjë reagim, asnjë shpjegim.

Në vend të saj, në skenë del Blendi Gonxhe – një figurë teknike, por gjithnjë e më shpesh në rritje në hapësirat e qeverisë.Burime nga brenda mazhorancës flasin për tensione mes Ramës dhe Ballukut, që prej riformatimit të fundit të qeverisë. Pritja e një ministri të huaj nga një tjeter ministër dhe jo nga ministrja përkatëse është më shumë se një gafë protokolli – është një sinjal politik. Dhe në politikë, sinjalet nuk jepen kot.

Mosvallë Balluku ka humbur peshën në qeveri? A po ndëshkohet politikisht? Apo mos po përgatitet largimi i saj, në heshtje, për t’i hapur rrugë emrave të rinj?

Për momentin, Rama hesht. Por kur në vend të një ministreje del Blendi Gonxhe për të përfaqësuar Shqipërinë në takime të nivelit të lartë – diçka po ndodh. Dhe ndoshta është më shumë se një “rastësi” krisja duket se ka filluar ndërsa janë disa zv kryeministra që janë zhduk nga skena politike!