Në Berat zhvillohet edicioni i dytë i ‘Green Half Marathon 2024’. Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën në 10 km. Këtë vit po ndihëm shumë mirë. Marr një dashuri shumë të madhe nga të gjithë njerëzit në Berat. Do të vij përsëri. Këtë vit më pret para kampionia Evropian për tu finalizuar me Lojërat Olimpike.’- tha Luiza Gega.
Këtë vit morën pjesë 40 shtete, nga mbarë Europa, me 400 vrapuesit më të mirë në elitat e garave mbarë botërorë, nën siglën bëhu pjesë e rrugëtimit të gjelbër.
Ky është edicioni i dytë i maratonës ndërkombëtare që zhvillohet në Berat dhe mbahet me kauzën “Vrapo për të mbrojtur mjedisin”.Ditën e shtunë kur u çel aktiviteti vrapuan nxënësit e shkollave ndërsa sot vrapojnë profesionistët. Gara nis nga Pedonalja vijon në “Çelepias”, kalon në lagjen “Goricë” e deri në Vodicë.