Bashkia Tiranë abuzon me energjinë elektrike, nuk zbaton planin e kursimit (FOTO)

Ndonëse qeveria ka miratuar planin e kursimit të energjisë elektrike për shkak të krizës që ka kapluar vendin, Bashkia Tiranë nuk e respekton këtë vendim. 

Nga një vëzhgim i kryer nga Kuqezi.net rezulton se në zonën e Qytet Studentit dhe në Bllok dritat qëndrojnë të ndezura edhe natën, ndonëse është marrë vendimi për t’i fikur me qëllim kursimin e energjisë elektrike.

Bashkia Tiranë po abuzon hapur me energjinë elektrike, ndërsa Kuqezi.net iu sjell edhe foto nga këto dy zona.