Avokat Ngjela në një postim në facebook shkruan se: Lajm i çuditshëm: Rama i ka shitur ishullin e Sazanit familjes Trump në Amerikë. Si mund të jetë e vërtetë kjo?Por ai është territor i Republikës së Shqipërisë. Pse ç’është Rama, pronar i territorit të Shqipërisë?Po të jetë e vërtetë kjo dhe e kryer në ketë mënyrë sekrete, çështja është shumë e rëndë si akt shtetëror. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Shqipërisë me pasoja të rënda penale.Por, a mund të jetë e vërtetë?Po Rama e ka drejtuar kërkesën e tij në Kuvendin e Shqipërisë?Nuk e besoj, sepse çështje të këtij niveli nuk i lejon kushtetuta në një menyrë taksative që në nenin 1 të saj kur shprehet.”Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.Gjithsesi shumë po flitet për këtë, i cili juridikisht për Ramën do të ishte një krim i rëndë penal. Atëherë të presim për të parë lajmin e saktë shtetëror, sepse edhe si krim ky është një krim i rëndë në Kodin tonë Penal.A mund të jemi përpara shkeljes së kushtetues dhe një krimi të tillë me pasoja të rënda për individin që e ka kryer?Të presim njoftimin shtetëror.
Alimehmeti: Duhej garë për kreun e PD, s’jam për farsa si ‘Maqo Lakrori’!