Një dokument zyrtar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hedhur poshtë pretendimet e përhapura së fundmi në media se Kreshnik Ternova është person nën hetim nga ky institucion.
Në vërtetimin e lëshuar nga SPAK, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale, thuhet qartë se nuk rezulton të jetë regjistruar asnjë procedim penal në emër të Kreshnik Ternovës.
Dokumenti/ Anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova nuk është.

“Në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme vërtetohet se pas verifikimeve të kryera në regjistrin e veprave penale, rezulton se ndaj meje nuk ka regjistrim penal në emër të Kreshnik Tërnovës ditëlindja e 1985”, tha Ternova.Kështu tha anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Kreshnik Tërnova, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ku diskutohej raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025.
Për të mbështetur deklaratën e tij, Tërnova shfaqi dhe një dokument para anëtarëve të komisionit.Gjithçka pas pyetjeve të deputetit demokrat Saimir Korreshi, lidhur me dosjen “AKSHI”, duke deklaruar se Tërnova ndodhet në procedim penal në SPAK për shkelje të barazisë në tendera si dhe nënkryetari i KPP, Fiorent Zguro ndodhet në procedim penal për rastin e Gerond Meçes